I birësoi vajzën, momenti prekës mes dy nënave në emisionin e ‘E Diela Shqiptare’

0
14

Një histori tronditëse, e para që vjen në vjen në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” është zonja Xhemile 64 vjeç, jeton në fshatin Pishkash. Në vitin e dytë të shkollës së mesme, ajo mezi qëndronte në këmbë dhe i zihej fryma, vazhdimisht shtrohej në spital dhe gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë. Trupi ishte i mpirë, dhimbjet shtoheshin dhe ajo detyrohet të ndërpresi studimet.


Në moshën 27-vjeçare mbetet shtatzënë, sekretin ia besoi shoqes së ngushtë e cila u tregon prindërve të Xhemiles. Familja reagon keq dhe i thotë se nëse nuk e aborton ajo nuk do të kishte më vend, por Xhemilja ishte në muajin e gjashtë dhe kishte rrezik, kështu e dërgojnë vajzën në Elbasan që të ishte larg tyre dhe syve të njerëzve.

Në 18 Tetor 1982 vjen në jetë një vajzë, Gjenovefa Allko. Ajo lindi e shëndetshme, por nuk kishin se ku të shkonin, pasi e ëma nuk mund të kthehej në familje, pasi qëndruan disa muaj në maternitet shkon në shtëpinë e fëmijës në Durrës, por e bindur se do të rikthehej për vajzën e saj. Deri në moshën 2-vjeçare ajo e takonte shpesh, por një ditë drejtoresha e këtij institucionit i thotë se vajza nuk jeton më, por pa i dhënë shpjegime. Xhemilja e tronditur nuk e beson dhe shkon në gjendjen civile ku i thonë se vajza nuk ka vde/kur. Humbet prindërit dhe gjithë jetën e ka kaluar e vetme.

Sashka vjen në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty”:

“Unë jam një nënë, si të gjitha nënat e tjera, por kam ardhur këtu për një motiv krejt ndryshe nga të tjerat. Sashka Jani, nga Mavrova e Vlorës, por jam rritur në qytetin e Durrësit. Kam përfunduar shkollën e lartë si ekonomiste dhe kam punuar në repart ushtarak si llogaritare e parë, aty njoha edhe bashkëshortin tim, me të cilin u martuam në vitin 70-të. Si rezultat i martesës unë nuk pata fëmijë dhe një ditë pas 5 vitesh vjen im shoq nga puna dhe në bisedë më thotë: “Përse martohet njeriu?”.

Unë e kuptova dhe i thashë se dihet për të krijuar familje, por të krijosh familje duhet fëmijë. Nëse ty të mungon kjo pjesë dhe unë nuk ta dhuroj dot se nuk kam mundësi, je i lirë të vazhdosh jetën tënde.

Nga ai moment nuk e kam dëgjuar më atë gjë prej tij. Merresha me aktivitete muzikore, në festivalin e Durrësit kam fituar çmimin e dytë. Po sikur të marrim një fëmijë i thoja. Të më falni për fjalën “befotrof”, unë them shtëpi e fëmijëve, por ai e kishte shumë të vështirë. Kam luftuar shumë me jetën time. Një ditë ishte 8 Mars, unë e quaj ditën më të lumtur, sepse është dita që u bëra nënë. Nusen e vëllait e mora për të festuar me shoqërinë time, rrugës teksa ktheheshim i tregoj se shoqja ime e fëmijërisë që punonte infermiere në befotrof më ka rekomanduar për një fëmijë dhe nuk po më lë rehat, edhe kam qejf edhe s’kam, sepse nuk e di a do t’ia dilja, sepse unë jam edhe invalide, por mora vendimin ta merrja. Ne do ikim atje më tha, direkt në shtëpinë e fëmijës në Durrës. Drejtoresha ishte shoqe me motrën time e cila ka mbaruar për ndihmës mjeke, më dëgjoi dhe më sjellin tre fëmijët e parë, dy çuna dhe një vajzë bionde. Unë gocën nuk e njihja dhe nuk e kisha parë ndonjëherë. Nuk janë këta ata që dua unë, më sjellin tre vajza të tjera, edhe ato mu afruan, por prapë e ndieja diçka. Sytë më mbetën tek një vajzë që nuk u afrua, rrinte në cep dhe bënte disa lëvizje me duart dhe në moment i thashë atë do të marr. Ajo nuk afrohej vetëm më shikonte, nuk lëvizte, shkova e mora. Çfarëdo të më ndodhi në jetë unë do t’i kushtojë jetën këtij fëmije me mish e me shpirt dhe ashtu bëra. Nuk isha gati dhe mendova ta merrja pak ditë më vonë, teksa ngjitej nëpër shkallë për t’u kthyer tek fëmijët e tjerë vajza ka qarë dhe ulërinte mami, mami. Në atë moment më ka rënë të fikët, shkova me nusen e vëllait në shtëpi, mora disa veshje dhe mora vajzën për të mos e kthyer më.

Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin vajza jote?

Sashka: Vajza ime në dokumentacion e kishte emrin Gjinovefa, nusja e vëllait më thotë se i ndjeri bashkëshorti im i e kishte emrin Jorgo dhe më pyet a ke dëshirë ta vendosim emrin e vajzës Jonida? Unë u lumturova dhe nga ai moment e quajtëm Jonida.

Ardit Gjebrea: A more vesh gjë për historinë e vajzës?

Sashka: Po.

Ardit Gjebrea: Si ishte?

Sashka: Më thanë që një vajzë fatkeqe kishte dashuruar, lindi një ëngjëll dhe e la për hallin që kishte, jo se nuk e donte. Unë di që e ëma e saj quhej Xhemile Allkja, vajza ime kishte ditëlindjen 18 Tetor 1982, nuk e ndryshova, ndërsa emër dhe mbiemër i dhashë timin. Më parë dija që shkonte e vizitonte, unë bëra dokumentacionin, gjykata e Durrësit më ka ndihmuar dhe brenda një javë Jonida u bë vajza ime. E ëma ka shkuar për ta takuar pak ditë pasi e mora dhe i kanë thënë se vajza i v//diq. Ky është motivi që unë jam sot këtu për t’i thënë asaj nëne që Jonida, apo Gjinovefa e saj jeton dhe është mbretëreshë. Këtë kurajo që nuk e pata asnjëherë për t’ia thënë vajzës sime, por më ka shqetësuar për 35 vite që sa herë blija diçka të bukur për Jonidën time.

Ardit Gjebrea: Si ishte fëmijëria e Jonidës? Si e priti babai?

Sashka: Ky është edhe momenti më i vështirë i jetës sime, e mora vajzën dhe do takoheshim me burrin, më thotë nusja e vëllait që të vinte edhe ajo, por çfarëdo të ndodhi më mirë të jetë përplasja me mua se sa të dëgjosh ti, e falenderojë që ajo ishte pranë meje. Mora vajzën dhe shkova të takoheshim, ai harroi dhe mendoi se ishte djali i vëllait. Hajde tek xhaxhi i tha, por nuk e lejova do të sqarojë më vonë i thashë. Në fytyrë u zverdh. Nuk kam planifikuar asgjë, por kështu ndodhi, të lutem duro pak. Dy javët e para vajza ime qante dhe ulërinte, ndryshoi ambient, arrita humba 7 kg, është shumë nevrike, kam një vajzë të mrekullueshme, por hante dorën me dhëmbë, u çmenda. Një ditë në mëngjes teksa vajza flinte dhe i përgatita bukën bashkëshortit më thotë është gjyna se po qan çdo ditë merre çoje më mirë, ajo ngrihet dhe i thërret “Babi”. Ai u kthye e puthi dhe Jonidën nuk e çova.

Ardit Gjebrea: I ke treguar Jonidës historinë?

Sashka: Jo Ardit, nuk e kam pasur kurrë kurajon për t’ia treguar. Mendoja se duke parë ndjeshmërinë e madhe që kishte dhe nuk e besonte, ne kemi përjetuar një skenë që nuk e imagjinoi dot. Më pyet nëse këtu ka sekret mbi sekret. Unë i ngjaj shumë babit tim, mezi priste

Ardit Gjebrea: Ku jeton sot Jonida?

Sashka: Në Itali, prej 16 vitesh, atje isha edhe unë.

Ardit Gjebrea: Është martuar?

Sashka: Po, ka një djalë 18 vjeç. Kam një nip të mrekullueshëm që e kam rritur edhe atë vet.

Ardit Gjebrea: Jonida, sa vjeçe është sot?

Sashka: 37 vjeçe mbush në Tetor.

Ardit Gjebrea: Qenka martuar shumë e re atëherë?

Sashka: 17 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Cili është momenti që ju vendosët t’i tregonit Jonidës historinë?

Sashka: Ia tha bashkëshorti, është e drejta e saj, kur do t’ia thuash më tha. Babai i vet iku e mori sekretin me vete, pse ti nuk ia tregon më tha? Nuk kam kurajo, nuk mundem.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ka Jonida që nuk ka ardhur në Shqipëri?

Sashka: Kishte 9 vite pa ardhur.

Ardit Gjebrea: Sot keni ardhur në studio që të ulërisni me të madhe për nënën e Jonidës, Gjinovefës, për t’i thënë që ajo jeton dhe është shumë mirë. Unë shpresoj që ajo të jetë duke na dëgjuar në këto momente.

Sashka: Ishalla, edhe unë këtë dëshiroj sepse Jonida e mori vesh të vërtetën, po të njohi edhe nënën.

Ardit Gjebrea i tregon Sashkës se të gjithë historinë e saj në anën tjetër të murit e ka dëgjuar një person, zonja Xhemile që është edhe nëna biologjike e Jonidës së saj.

Sashka: Jam shumë e lumtur Ardit.

Ardit Gjebrea: Xhemile e dëgjove? Ta ka mbajtur Gjinovefën në pëllëmbë të dorës.

Xhemile: Faleminderit.

Ardit Gjebrea tregon se Jonida është në Itali dhe i fton të dyja nënat të takohen. Të dyja të përlotura dhe shumë të emocionuara, Sashka i thotë “Të kam motër! Të dyja jemi një tani!”. /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here