Goxhaj rëndë në spital s’i gjendet diagnoza, rrëqeth me fjalët mjeku: Në 26 vite s’kam parë kurrë sëmundje të tillë!

0
119

Avokati i njohur Altin Goxhaj prej disa ditësh tashmë ndodhet ën gjendje të rënduar shëndetësore në Infektivin e QSUT.

Miq të tij, të cilët e kanë vizituar kanë shkruar se ai ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, teksa dyshohet se është helmuar.

Vetë avokati nëpërmjet një postimi të bërë në profilin e tij në Facebook ka deklaruar nuk e di nëse do e shohë ditën e nesërme.

Mjeku Ilir Allkaj ka deklaruar se nuk ka parë kurrë një sëmundje në rrethana të tilla.

Ai ka shkruar në rrjetet sociale:

Unë isha mjeku që e kontrollova për herë të parë në të gdhirë të datës 11 nëntor avokatin, dhe e shoqërova për në urgjencën e spitalit infektiv të QSU “Nënë Tereza”. Isha dhe dje tek shtrati ku po vuan semundjen miku im i vjetër, dhe zëri që dridhej i babait të avokatit më ka mbet në mendje. Kurr ne 26 vite punë si mjek nuk kam parë rrethanë të tillë sëmundje ! Zoti qoftë me ty miku im i vjetër Altin Goxhaj!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here