“E dija që s’do ia dilte…”, Rama flet për vdekjen e Xhesikës dhe bisedën me të atin (Foto)

0
74

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe njëherë takimin që pati mëngjesin e sotëm me Ilia Biqikun, babain e Xhesikës, viktimës së 51 nga tërmeti i tmerrshëm.Në takimin që pati me ambasadorët në Pallatin e Brigadave, Rama u shpreh se e dinte që 20-vjeçarja nuk do ia dilte dot, por që këtë lajm të hidhur s’ja thoshte dot të atit.“E dija që ajo nuk do ia dilte dot. Xhesika vdiq ditën e sotme, duke e çuar numrin e viktimave në 51, dhe pas diskutimit që pata me mjekët, e dija që s’do ia dilte dot. Takova të atin sot paradite por nuk ja thoja dot këtë lajm të hidhur,”- tha Rama.

Babai i Xhesika Biqikut, viktimës së 51 nga tërmeti i tmerrshëm iu lut kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm, pak orë para se e bija të ndërronte jetë. Teksa Rama ishte në zonën e Kombinatit, Ilia Biqiku iu drejtua kryeministrit dhe iu lut t’ja çonin vajzën në Itali.Ndërsa Rama i dha fjalën duke i thënë se e kishte me merak vajzën e tij, si të ishte e vetja. Por pak orë më vonë, shpresat u shuan për Xhesikën që i ra një tullë në kokë, teksa dilte nga pallati ku banonte në Kombinat dhe e reja ndërroi jetë.20-vjeçarja ishte parashikuar të nisej me helikopter drejt Italisë që dy ditë më parë, por gjendja e saj e rënduar e vështirësoi këtë proçes. Pasi mjekët italianë panë gjendjen e saj u shprehën se lëvizja më e vogël do të ishte fatale për jetën e Xhesikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here