Djalë hastreti, ky është 18 vjeçari që humbi jetën(Foto)

0
211

Sot do të ishte vozitja e fundit e G. Zogaj me motoçikletën e tij, shkruan RepublikaOnline.net

Ai u godit nga një veturë e tipit “JEEP”, derisa voziste motoçikletën e tij te vendi i njohur si “Ura e Klinës”.

Zogaj nuk arriti tu mbijetojë lëndimeve që mori, derisa gjatë rrugës për në spitalin e Pejës, ai ndërroj jetë, shkruan RepublikaOnline.net.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj për Indeksonline.

“Aksidenti fatkeqësisht ka qenë fatal, ka ndodh mes një mjeti JEEP dhe një motoçiklete. Viktima ka qenë ngasës i motoçikleës.

I njejti në shenja jetë është nisur për në spitalin e Pejës por ka arritur pa shenja jete. Viktiima ka qenë i lindur më 2001”, ka thënë ai.

Indeksonline mëson se Zogaj ka qenë djali i vetëm i familjes, i cili ka pasur dy motra.

Po ashtu, mësohet se ai tash e dy muaj kishte filluar që të punonte pasiqë kishte jetuar në kushte të vështira.

Ngasësi i veturës që e ka goditur atë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here