Ditëlindja u kthye në mort, kush janë dy vajzat e reja që u shuan

0
98

Denada Tarja dhe Suada Serijani janë dy adoleshentet 17-vjeçare, të cilat humbën jetën rreth orëve të para të mëngjesit të sotshëm. Ato ishin duke udhëtuar me një automjet bashkë me disa miq të tyre të tjerë, teksa makina doli nga rruga për shkak të lagështirës.

Siç mësohet, në mjetin që drejtohej nga një 18-vjeçar, udhëtonin 5 persona. Ata ishin shoferi 18 vjeçar, dy vajzat 17-vjeçe si dhe dy 14-vjeçarë.

Të rinjtë po ktheheshin nga një ditëlindje, kur makina e tyre doli nga rruga në Bërzhitë. Vajzat që ndërruan jetën ndodheshin në pjesën e pasme të makinës. Dy pasagjerët e tjerë të moshës 14-vjeçare u dërguan me urgjencë në spial, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu mësohet se shoferi 18 vjeçar, Françesko Shaba, pasi ka ndodhur aksidenti, ka dalë nga automjeti, por për shkak të tronditjes ka humbje ndjenjat dhe i ka rënë të fikët. Edhe ai është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje shoku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here