Ademi: Kaq bileta na takojnë në Shkup, ja si do të ndahen

0
40

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për ndeshjen e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të play-offit për kualifikim në Kampionatin Evropian.Ademi ka thënë se është i lumtur që ndeshja do të zhvillohet në Shkup, derisa ka treguar se sa mijë tifozë do t’i lejohen Kosovës për ndeshjen gjysmëfinale të play-offit, transmeton InsportiKosova do të luajë në udhëtim te Maqedonia e Veriut më 26 mars të vitit të ardhshëm në gjysmëfinale, ndërsa në rast të triumfit, në finale do të kishte përballë fituesen e çifit Gjeorgji – Bjellorusi.

“Është e drejtë e Maqedonisë, por normalisht që në këto llojë ndeshje ndikon edhe UEFA, por Maqedonia është ajo që e ka dhënë lajmin e para ose që e kanë pasur dëshirën e tyre që të luajnë në Shkup”, tha Ademi në ‘Sports Show’, përcjell Insporti“Tani besoj që ajo do të jetë edhe zyrtare, nëse do të kishte ndonjë opsion tjetër federata maqedonase do ta kishte edhe një stadium tjetër. Besoj që është bërë shumë mirë dhe është zgjedhja më e mirë e mundshme për të dyja palët”, theksoi ai.

“Sidomos për maqedonët është zgjedhje e mirë sepse do të bëhet organizim edhe më i mirë, edhe në aspektin e sigurisë por edhe nga aspekti ekonomik sepse stadiumi në Shkup i ka rreth 33 mijë vende”.Tutje, ai tregoi se sa bileta i takojnë tifozëve të Kosovës në këtë takim.

“Ne na takojnë 5 përqindëshi i stadiumit, dikun rreth 1.800 bileta, por besoj se do të ndajnë një pjesë siç kemi bërë ne për anglezët kur kemi ndarë jugun. Nëse ka shikues për atë pjesë që na ndajnë, besoj do të ndihemi dhe gjendemi mirë”, tha Ademi.“Këto bileta do t’i ndajmë një pjesë te Dardanët, pjesën më të madhe sigurisht.

Është pjesa e Dardanëve të diasporës, dhe do të diskutojmë me kryetarin e Dardanëve, Lulzim Berishën.Ai shtoi se Kosova do të marrë edhe ekipet e policisë, në marrëveshjet me Maqedoninë por edhe UEFA-n.“Ne do të marrim ekipet tona të policisë, në marrëveshje me UEFA-n dhe Maqedoninë.

Nuk ka ndonjë frikë ose ngritje të jashtëzakonshme të sigurisë”, tha Ademi.Ademi po ashtu hodhi poshtë mundësinë e zhvillimit të ndonjë miqësoreje në prag të ndeshjes me Maqedoninë, në muajin mars.

“Nuk do të ketë miqësore sepse nuk përshtatet orari. Do të kemi një kamp grumbullues tonin, por nuk do të kemi miqësore”, shtoi ai. /Insporti.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here