ZYRTARE: Merret vendimi për ndeshjen Trepça – Crvena Zvezda

0
49

Futbolli kosovar ka triumfuar, pasi takimi ndërmjet ekipeve serbe FC Trepça e Crvena Zvezda nuk do të luhet në Kosovë.

Kurir ka konfirmuar nga terreni se është marrë vendim që ndeshja e Kupës së Serbisë, ndërmjet Trepçës e Crvena Zvezdas, s’do të luhet në territor të Kosovës, transmeton InsportiKjo përballje, nga palët serbe ishte paraparë të zhvillohej sot në Zveqan, në veri të Kosovës, me fillim nga ora 14:00.“Konfirmohet! Ndeshja e Kupës së Serbisë nuk do të luhet në Kosovë!, ka shkruar Kurir.rs

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit të ashtuquajtur Trepça, Bojan Jaskic.

Ai ka thënë se ndeshja e 1/16-tës së finales ndërmjet Trepçës e Crvena Zvezdas nuk është lejuar të zhvillohet.Ndryshe, në pikën kufitare në Jarinje pati forca të shumta të Policisë së Kosovës, dhe dy vetura të njësiteve speciale. /Insporti.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here