Zbulohet misteri se si po “avullohen” biletat e Kombëtares së Kosovës

0
36

Biletat e ndeshjes Kosovë – Mali i Zi dolën në shitje sot nga ora 16:00. Por pas 11 minutave, qytetarët nuk kanë pasur mundësi të blejnë asnjë biletë, ngase të gjitha ishin shitur.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka kufizuar numrin dhe një blerës mund të marrë më së shumti 3 bileta.

“Interesimi është shumë i lartë për blerjen e biletave. 60-70 bileta shiten në sekond. FFK-ja e ka kufizuar numrin e shitjes së biletave në 3 për një llogari, megjithatë njerëz të cilët abuzojnë dhe duan të përfitojnë, mund të hapin shumë llogari dhe duke shfrytëzuar një xhirollogari apo kredit kartelë mund të blejnë shumë bileta. Fatkeqësisht kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” është shumë i vogël ndërsa interesimi tejet i lartë” ka thënë për Indeksonline një zyrtar i kompanisë “Tiks”.

Qytetarët po shprehen të frustëruar që nuk po mund të sigurojnë biletë për t’i ndjekur “Dardanët”.

E vetmja mundësi mbetet tregu i zi, ku çmimi është shumëfish më i lartë. /Indeksonline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here