UNIKATIL: NËSE FITON KY KANDIDAT PËR KRYEMINISTËR, DO TË MBAJ KONCERT NË PRISHTINË

0
159

Është një ndër reperët më të komentuar në mediat rozë, Unikatil ka fituar zemrat e shumë fansave, kjo falë teksteve të tij.

Ndonëse nuk është person që dëshiron te jetë shumë i ekspozuar në koncerte dhe media, Unikatil ka bërë një premtim.

Ai ka thënë se nëse Albin Kurti do ti fitoj këto zgjedhe, ai do të mbaj koncert në Prishtinë.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e kompanisë “Powow Entertainment”.

Në atë faqe u postua një fotografi e reperit krah kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtit si dhe Albin Gashit (drejtor i dikurshëm i kësaj kompanie), tani kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes.

Mbishkrimi i kësaj fotoje, la të kuptohet se reperi mund të performojë në Prishtinë më 6 tetor, në rast se Albin Kurti zgjedhet kryeministër i vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here