Rama paralajmëron takimin me Kurtin dhe propozimin që dy vendet të kenë Ministër të Shtetit për bashkëpunim të ndërsjellë

0
66

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në ditët e ardhshme do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Do të takohemi në ditët në vijim. Ka kërkuar të më takoj e pres me shumë kënaqësi. E kam ndjekur në prononcimet e tij. Bie dakord me të që ka një nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhënien mes dy qeverive dhe marrëveshjet e bëra – mendoj se duhet të shkojmë përtej dhe shpresoj që me qeverinë e re të mund të plotësojmë boshllëqet që u krijuan me qeverinë e mëparshme”, ka thënë Rama, njofton Klan Kosova.

“Kam disa propozime të reja për të që do t’ia bëjë atij. Për ta shtyrë këtë bashkëpunim do të duhej të kishim ministra të shtetit për bashkëpunim, të Kosovës për bashkëpunim me Shqipërinë dhe të Shqipërisë për bashkëpunim me Kosovën, për të pasë pikë referimi që çdo ditë që të merret me bashkëpunimin dhe ndjekjen e marrëveshjeve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here