PUBLIKOHEN PAMJET KUR PJESËTARËT E ROSU ARRIJNË NË PIKËN KUFITARE PËR TA NDALUAR HYRJEN E EKIPIT SERB

0
114

 

Mediat në Serbi kanë publikuar pamjet ku raportojnë se kanë mbërritur forcat e njësitit special të Policisë së Kosovës, ROSU.

Në pikën kufitare në Jarinje, autoritetet kosovare, siç raporton Kurir.rs, kanë dërguar njësite emergjente për t’ia mohuar ekipit të Crvena Zvezdas hyrjen në Kosovë, transmeton Insporti.

Ekipi nga Beogradi synon që ta zhvillojë ndeshjen e Kupës së Serbisë në territor të Kosovës, gjegjësisht në Zveqan, me ekipin e ashtuquajtur FC Trepça.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohet me fillim nga ora 14:00.

Në pikën kufitare në Jarinje, i pranishëm është edhe presidenti i Listës Serbe, Goran Rakic.

Lajmi dhe video e plotë: KËTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here