Pse preferohet lakra turshi gjatë dimrit

0
28

Ushqimi gjatë stinës së ftohtë është shumë i rëndësishëm.

Edhe pse disa perime të freskëta në këtë sezon nuk mund t’i gjejmë në treg, kjo nuk do të thotë që nuk mund të ushqehemi shëndetshëm edhe gjatë dimrit.

Ndër ushqimet më të mira për shëndetin gjatë dimrit është lakra turshi, me gjithë popullaritetin në vendin tonë, ajo përmban në vete shumë të mira.

Vetëm një porcion lakër turshi siguron sasinë e nevojshme të vitaminës C për një ditë. Lakra gjithashtu është e pasur me vitamina që i përkasin grupit B (ndihmojnë në funksionimin e sistemit nervor, gjumit të shëndetshëm dhe gjendjes së mirë shpirtërore), vitaminë PP (e nevojshme për lëkurë të pastër dhe elastike) dhe vitaminë U (mbrojtësi bazë i stomakut dhe gastritit).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here