Presidenti i xhudos vjen me një urim special për Majlinda Kelmendin

0
132

Kampionia Majlinda Kelmendi, dy ditë më parë ka fituar medaljen e dytë të artë në karrierën e saj në grand slamin e Abud Dhabit, por ajo çka e ka e ka veçuar këtë fitore është urimi i veçantë që ka bërë Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.

Majlinda Kelmendi të enjten ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahej në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kelmendi mundi xhudisten italiane Odette Giuffrida në finalen e kategorisë deri 52 kilogramë.

Por ajo çfarë i ka dhënë edhe më shumë shije kësaj fitore të Kelmendit, ka qenë urimi special që bërë Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, xhudistes tonë që e fitoj të artën në këtë garë të rëndësishme të xhudos.

Vizer ka shkruar se dëshiron të bej një urim special për Kampionen Olimpike, Majlinda Kelmendin, për trajnerin Driton Kuka, Presidentin e Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, si dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, për medaljen e artë të fituar në Abu Dhabi.

Vlenë të theksohet se Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, nuk bën shpesh urime të tilla, prandaj dhe urime ndaj Majlindës është i veçantë.

Ndryshe, Presidentja Atifete Jahjaga kishte e dekoruar Marius Vizer me Medaljen Presidenciale të Meritave për ndihmën e madhe që i ka dhënë Kosovës në fushën e sportit, në procesin e anëtarësimit të saj në KON dhe në veçanti për ndihmën e madhe që i ka dhënë Federatës së Xhudos së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here