Pas fitores së Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili tregon që është penduar

0
41

Një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë që nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje, ish-anëtari i kësaj partie që tash është në PSD, Fisnik Ismaili, si duket i ka rënë pishman që e la partinë e udhëhequr nga Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

I pyetur në Facebook, nëse do të kthehej pas fitores në Lëvizjen Vetëvendosje, Fisnik Ismaili është përgjigjur se ka bërë gabim në kohën kur 12 deputetë kishin dalë nga Vetëvendosja për të krijuar më vonë PSD-në që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

I njëjti tha se do të bënte më mirë nëse atëherë të kishte dalë si deputet i pavarur deri në përfundim të mandatit, e që të mos vazhdonte më tutje të merret me politikë.

“Një gabimth e kam ba: është dashtë me dalë i depotet pavarun qatëherë kru dola, me nejtë deri në fund të mandatit edhe mos me rr.. për asnji parti politike ma”, është përgjigjur Ismaili.

Ish-deputeti i PSD-së, dje pas shpalljes së rezultateve të para ka dalë me status në Facebook, nga ku ka uruar Vetëvendosjen për fitoren.

Koalicioni AAK-PSD ku bën pjesë edhe Ismaili si kandidat për deputet nga zgjedhjet e djeshme ka dalë me 11,54% të votave. /GazetaExpress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here