Moti i ftohtë po afron, paralajmëron Policia e Kosovës

0
96

Tashmë kanë mbetur edhe pak ditë derisa të vije muaji Nëntor, i parafundit i vitit 2019.

Kështu, shumë shpejt pritet që të vije edhe moti i ftohtë e të reshurat atmosferike.

Në këtë kohë, vështirësohet edhe vozitja e automjeteve.

Andaj, që në këtë kohë, numri i aksidenteve në rrugë të jetë sa më i vogël, Policia e Kosovës, ka bërë apel që të kihet kujdes në vozitje.

Madje, edhe kanë publikuar kohën varësisht prej kushteve atmosferike në rrugë, e cila i nevojitet automjetit që të ndalet, nëse vozitet 50 kilometra në orë.

“Kur lëvizni me shpejtësi prej 50 KM/H!

Sa duhet të jetë distanca në mes të automjeteve, ose sa sekonda duhet të jesh larg automjetit që ke përpara?

– Automjeti i cili lëviz në rrugë të terur i nevojitet më shumë se 35 metra apo më shumë se 2.5 sec për t’u ndalur!

– Automjeti i cili lëviz në rrugë të lagur i nevojitet më shumë se 40 metra apo më shumë se 2.9 sec për t’u ndalur!

– Automjeti i cili lëviz në rrugë me borë i nevojitet më shumë se 55 metra apo më shumë se 3.7 sec për t’u ndalur!

– Automjeti i cili lëviz në rrugë me ngrica i nevojitet më shumë se 87 metra apo më shumë se 6.3 sec për t’u ndalur!”./Gazeta inFokus/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here