Momenti i veçantë, ja çfarë bënë lojtarët e Kosovës gjatë himnit kuqezi

0
71

Shqipëria U21 ka mundur mbrëmjen e djeshme Kosovën me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit të këtyre grupmoshave.

Atmosfera ka qenë mjaft miqësore mes të dyja ekipeve përveç një momenti gjaknxehtësie mes lojtarëve në fundin e pjesës së parë.

Ndryshe nga sa ndodh në sfidat e kaluara në ndeshje zyrtare, kësaj here tifozët ishin bashkë.

Madje, në grupe miqsh, dikush mbante fanellën e Shqipërisë dhe një tjetër të Kosovës. Edhe te himni shqiptar disa prej lojtarëve kosovarë filluan ta këndonin.

Në fund, të gjithë futbollistët e Kosovës e duartrokitën këtë moment emocionues, ashtu si në shkallaret e stadiumit, ku tifozët e dy përfaqësueseve ishin bërë bashkë e po këndonin njëzëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here