Kurti i përgjigjet Vjosa Osmanit: As Dr. Rugova nuk më ka quajtur Fidel Castro

0
118

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, në emisionin Pressing të Televizionit 7 i është përgjigjur deklaratës së kundërkandidates së tij, Vjosa Osmani, e cila e ka krahasuar atë me ish-liderin e Venezuelës, Hugo Chavez.

Kurti thotë se ai asnjëherë nuk është krahasuar me revolucionarët komunistë, e as në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova.

Lideri i VV’së i ka përshkruar takimet me Rugovën gjatë vitit 1997. Ndërsa thotë se ai nuk e krahasuar me ish-liderët komunistë të Amerikës Latine, siç ka bërë Osmani.

“Në vitin 1997 kam qenë dy herë në takime me ish-presidentit, Dr. Ibrahim Rugova. Nuk jemi pajtuar me të, por jemi pajtuar me qëllime. Përkundër mospajtimeve, ai nuk më ka thënë as Fidel Castro [ish-presidenti i Kubës], as kurrgjë tjetër. Kjo që ka thënë Vjosa është jofisnike”, ka thënë Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here