Këta janë policët e dyshuar për trajtim çnjerëzor të paraburgosurit në Stacionin Policor në Gjakovë

0
109

Këta janë pesë nga gjashtë zyrtarët policorë që dyshohet se janë përfshirë në rastin e dhunimit brutal të qytetarit me duar të lidhura në Stacionin Policior të Gjakovës, nëntorin e vitit 2018.

Gazeta Sinjali ka publikuar fotot e komandantit, Kristë Gjokaj, kapitenit Bekim Preqi dhe zyratrëve policorë, Milot Ukaj, Shaban Limanaj, Gëzim Biblekaj ndërsa mungon fotoja e të dyshuarit të gjashtë, Agron Idrizi

Ata dyshohet se janë bashkëpërgjegjës për torturën dhe trajtimin çnjerëzor ndaj qytetarit të prangosur brenda stacionit policor të Gjakovës. Sipas videos ekskluzive të transmetuar mbrëmë nga Gazeta Sinjalidhuna ndaj qytetarit Muhamer Raifit fillon nga vetë komandanti, Kristë Gjokaj i cili e godet me grushte të arrestuarin e prangosur duke e rrëzuar në dysheme pasi ai sillet në stacion i gjakosur dhe në gjendje të dërrmuar si pasojë e dhunës fizike të ushtruar ndaj tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here