“Dua roje me kallashnikov dhe makina të blinduara”! Rama tregon bisedën sekrete me zyrtarin e huaj: Çfarë kërkonte pasi zbriti në Rinas

0
50

Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm në takimin e 100 qendrave kombëtare të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë ka treguar një bisedë me një person shumë të rëndësishëm nga vendet e BE-së.

Sipas Ramës ky i fundit i kishte kërkuar të shoqërohej me roje, që kanë kallashnikovë, dhe makina të blinduara, kur të dilte nga ambienti i VIP-ave, nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në kryeqytet.

Por, tha Rama: “Të nesërmen në mëngjes erdhi të më takonte dhe fjalia e parë që më tha ishte “Z. kryeministër dua t’iu kërkoj ndjesë, sepse kam udhëtuar në shumë vende dhe asnjëherë nuk kam përjetuar një hendek kaq të madh nga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë në të vërtetë. Është një vend krejt ndryshme nga ai që prisja”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Para pak kohësh, më erdhi një mesazh nga personi që është përgjegjës për pjesën ku kalojnë VIP-at në aeroportin e Rinasit dhe më tha “është një çështje e rëndësishme, duhet të flasim”. E kapa telefonin dhe dëgjova që do të vinte një person shumë i rëndësishëm nga një shtet anëtar i BE me shumë gazetarë dhe nuk pranonte të dilte nga ambienti i VIP-ave për të ardhur në Tiranë. Dhe thashë si ka mundësi.

Përgjigja ishte: Ky person do që të shoqërohet me roje, që kanë armë të vërteta dhe që i gjithë shoqërimi të ketë makina të blinduara.
I thashë: Shërbimi ynë është i blinduar.
Ai: Po, por tha ai nuk do pistoleta, do kallashnikovë.

Dhe i thashë: Nuk e ofrojmë këtë shërbim, le të kthehet nga ka ardhur. Dhe pas 45 minutash gjithë ai shërbim u arrit dhe personi erdhi në Tiranë. Të nesërmen në mëngjes erdhi të më takonte dhe fjalia e parë që më tha ishte “Z. kryeministër dua t’iu kërkoj ndjesë, sepse kam udhëtuar në shumë vende dhe asnjëherë nuk kam përjetuar një hendek kaq të madh nga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë në të vërtetë. Është një vend krejt ndryshme nga ai që prisja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here