Arrihet “besa” mes familjeve Rafuna e Mehmeti, pas rastit në “Mati 1”, flet Hoxhë Fatmir Latifi

0
233

Dy familjet, Mehmeti e Rafuna, të lagjës “Mati 1” në Prishtinë, në shtator, pas një mosmarrëveshje, u përleshën me njëra tjetrën e u gjuajtën me armë.

Nga kjo, të vdekur mbetën tre persona, shkruan gazeta inFokus.

E menjëherë pas ngjarjes, dy hoxhallarë, njëri nga Prishtina, Shefqet Krasniqi e tjetri nga Mitrovica, Fatmir Latifi, mësynë dyert e të dy familjeve, me një qëllim, pajtimin mes tyre.

E tash, më shumë se një muaj nga kjo ngjarje, më në fund është arritur paqe mes tyre, ani se, besa që është dhënë ka afat fillimisht për 90 ditë.

Për këtë, më në detaje për gazetën inFokus, ka treguar hoxha Fatmir Latifi, i cili këtë të arritur e sheh si një hap para pajtimit mes këtyre dy familjeve.

“Po, i nderuar ishim dje për shkak se tash ata kanë dal nga paraburgimi edhe njëfarë Mehmeti edhe Fadil Rafuna si dy protagonistet e rastit, ne e arritëm një marrëveshje të përkohshme një besë e paqe mes familjeve për 90 ditë, e në kuadër të këtyre të gjejmë rrugë deri tek pajtimi përfundimtar, ky është hap para pajtimit, disponimi është i mirë, ka nevojë ende të qetësohen, se ka ndodhë në afekt”, ka thënë Latifi.

Tutje, hoxha nga Mitrovica, ka thënë që pajtimi nëse për asgjë duhet të arrihet për të ardhmen, e të mirën e fëmijëve të të dy familjeve dhe se takimi me familjet u bë veç e veç, shkruan gazeta inFokus.

“Po, nëse shikojmë nga e ardhmja për të mirën e fëmijëve në këtë rast të dy familjeve duhet të mos kthejnë më kokën mbrapa. Rasti shumë i ndjeshëm, ka qenë takim maratonik shumë i gjatë e erdhëm në përfundim që të jetë hap para pajtimit, të them të drejtën kemi pritë edhe më shumë. Takimi ishte me familjet veç e veç, e mendojmë të takohemi me të dyja familjet përnjëherë, kur nëse do Zoti, të arrihet pajtimi”, ka shtuar Latifi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here