Valon Berisha na bën KRENAR me fjalët pas ndeshjes, ja çka thotë

0
37

Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.Tre Luanët arrit t’i mposhtin ‘Dardanët’ me rezultat përfundimtar në 5:3.

Por, nga e gjithë kjo djelmoshat e Challandes nuk u dorëzuan deri në momentet e fundit të takimit, madje e kërkuan edhe barazimin, por që fatkeqësisht nuk ia dolën.

Pas ndeshjes foli edhe Valon Berisha, i cilit tregojë për mundësitë që i kishte Kosova në fushë sonte dhe se si e pa ai nga afër fuqinë e kundërshtarit:

“Filluam shumë mirë direk me një gol. E kemi ditur që ka me qenë shumë vështirë. individualisht janë më të mirë se na”, tha fillimisht Berisha.

“Në pjesën e dytë kemi treguar se çfarë zemre të madhe kemi. Faleminderit të gjithëve që kanë ardhur të na përkrahin. Jemi lidhur shumë mirë me njëri tjetrin. Ia shënuam Anglisë 3 gola për ta bërë krenar çdo shqiptar.

Lojtarë me shumë klas, me shumë kualitet. Kanë qenë shumë efektiv, ndoshta edhe ne nuk u mbrojtëm mirë. Në pjesën e dytë hymë sikurse të ishte zero- zero dhe ta tregojmë zemrën tonë”, përfundoi Valoni./GazetaBlic

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here