Peshkatari palestinez gjen shishen me një letër brenda, habitet kur e kupton nga cili vend kishte ardhur dhe çfarë shkruante në të

0
158

Peshkatari palestinez Jihad al-Soltan është befasuar, kur jo shumë metra larg plazhit afër Gazës, gjeti në det një shishe e cila brenda kishte një letër, raporton Reuters.

Shishja me një mesazh brenda kishte “lundruar” nëpër Detin Mesdhe për më shumë se 800 kilometra, kurse në ujë ishte hedhur nga një plazh në ishullin grek Rodos. Atë e kishin hedhur një çift anglez, të cilët gjatë korrikut kishin shkuar për pushime në Rodos.

“Jemi për pushime në Rodos dhe do të dëshironim të dimë deri kur do të lundroj kjo shishe. Na lajmëroni, edhe nëse arrin deri tek plazhi tjetër”, thuhej në porosinë brenda shishes të cilën e kishin shkruar Zac Marriner dhe Bethany Wright.

Peshkatari palestinez menjëherë u kishte kthyer përgjigje studentes britanike dhe të dashurit të saj, të cilët i kishin shkruar edhe adresën e tyre elektronike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here