NISMA-s i ndodhë “hataja” në Malishevë, banorët ia dështojnë tubimin: Na keni mashtruar, jemi të zhgënjyer

0
216

Të paktën kështu thuhet nga disa fshatarë të Kërvasarit, të cilët nuk lejuan tubimin të mbahet në fshatin e tyre.

Ata i bllokuan kandidatët për deputetë, duke mos i lënë të flasin fare. Sipas mediumit lokal “Malisheva Press”, qytetarët janë shprehur të zhgënjyer dhe kanë akuzuar Nisman për mashtrim.

Në videon e publikuar nga vetë banorët, shihen përplasje të anëtarëve të kësaj partie me kandidatët për deputetë, të cilët as në ëndrrat më të këqija nuk do ta mendonin një situatë të tillë në “Jerusalemin e Nismas”.

Sidoqoftë, deri tash Nisma është shprehur e bindur se këtë komunë e ka votën më shumicë, madje është hidhëruar me ish-partnerët e koalicionit që nisën gjahun ndaj votuesve në këtë zonë./Reporteri.net

Banorët e fshatit Kërvasari të zhgënjyer dhe të mashtruar nga Nisma nuk lëjuan mbajtjen e tubimit në fshatin e tyre (VIDEO)

Banorët e fshatit Kërvasari të zhgënjyer dhe të mashtruar nga Nisma nuk lëjuan mbajtjen e tubimit në fshatin e tyre (VIDEO)

Posted by MalishevaPRESS.com on Monday, 23 September 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here