Fatmir Limaj fton mërgimtarët të kthehen: Nisma po harton strategjinë për diasporën

0
126

Kreu i Nismës, njëherit edhe kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka ftuar të gjithë mërgimtarët të kthehen në KOsovë për t’i shërbyer vendit profesionalisht.

Përmes një shkrimi në Facebook, Limaj tha se Nisma Socialdemokrate është duke hartuar strategjinë për diasporën.

“Shprehitë e juaja të punës, përvoja dhe angazhimi i juaj profesional do të na ndihmonte shumë në Kosovë. Kosova çdo ditë po merr sinjale të fuqishme nga diaspora. Ne ftojmë intelektualet tanë nga diaspora të kthehen, sepse Kosova ka nevojë për ta, për kontributin e tyre në shtetndertimin e Kosovës”.

“Nisma Socialdemokrate, përmes krijimit të një departamenti të brendshëm për diasporën, synon që të jetë zë i bashkatdhetarëve, pavarësisht vendeve ku ata jetojnë apo orientimit të tyre politik. Trajtimi i diasporës si pjesë e Kosovës, si dhe krijimi i hapësirës për përfshirjen e tyre direkte në politikëbërje, është i dobishëm, sidomos për shtetin tonë”.

Ai shtoi se roli i diasporës në të gjitha fazat e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit është i pakontestueshëm, andaj njohja e diasporës si kategori kushtetuese është e domosdoshme.

“Republika e Kosovës duhet t’i njohë dhe trajtojë nevojat e diasporës kosovare edhe në vendet e tjera ku ata jetojnë”.

“Përmes politikave zhvillimore, NISMA synon lidhjen e tregut vendor me atë të diasporës. Andaj, NISMA do të inicojë skema programore qeveritare për përfshirjen e diasporës, krijimin e mundësive për shkëmbime tregtare, krijimin e urave të bashkëpunimit, krijimin e programeve për shkëmbim ekspertësh, krijimin e forumeve për profesionistët e të gjitha fushave” ka shkruar Fatmir Limaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here