Ende pa u zyrtarizuar: Haradinaj i vë emrin stadiumit nacional të Kosovës

0
155

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zbuluar emrin e stadiumit nacional të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Ramush Haradinaj mori pjesë dje(e premte) në nisjen e punimeve të kompleksitt sportiv të klubit futbollistik ‘FC Prishtina’ në Bërnicë.

Brenda postimit të tij në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ai stadiumin nacional e ka quajtur si ‘Dardania Arena’ edhe pse ende zyrtarisht nuk është vendosur për emrin e stadiumit.

“Prishtinës dhe Kosovës i ka munguar një infrastrukturë moderne sportive, nisja e jetësimit të të cilës është lajm i mirë për futbolldashësit e kryeqytetit. Në përurim të fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina në Bërnicë, theksova se gjatë qeverisjës, kemi treguar kujdes të veçantë ne mbështetje të sportit dhe talentëve tanë. Renovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” dhe vendimi për fillimin e ndërtimit të stadiumit kombëtar “Dardania Arena”, si dhe ligji për sponsorizim të sportit dhe kulturës dëshmojnë përkushtimin tonë që sportistët e rinj të zhvillojnë talentin e tyre në kushte solide” – ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, stadiumi nacional i Kosovës do të këtë kapacitet prej 30 mijë ulseve. Punimet do të përfundojnë në vitin 2021./gazetametro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here