Tifozët e Liverpoolit tallen keq me Xhakën, pasi Klopp e injoroi përqafimin e tij

0
159

Tifozët e Liverpoolit e kanë tallur keq Granit Xhakën, pas publikimit të një videoje e cila zbulon prapaskenat e derbit të fundjavës mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Në videon e publikuar deri tani, Xhaka shihet duke tentuar ta përqafojë trajnerin e Liverpoolit, por gjermani vetëm ia zgjat dorën dhe e injoron tentimin e tij për t’u përqafuar duke u larguar me shpejtësi, transmeton Gazeta Express.

Topçinjtë u mposhten bindshëm 3:1 nga të kuqtë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Anfield.

Yjet e Arsenalit, përfshirë kapitenin Xhaka, u kritikuan ashpër nga tifozët e vet pas kësaj humbjeje.

Por ajo që ka marrë vëmendje tani është një video e publikuar dje, e cila e shfaq momentin kur Klopp e injoron përqafimin e Xhakës.

Pasi i shtrëngon duart me 52-vjeçarin, Xhaka i afrohet atij për ta përqafuar duke ia vendosur dorën përreth. Por Klopp kthehet para dhe largohet nga 26-vjeçari.

Tifozët e Liverpoolit e kanë shfrytëzuar këtë për t’u tallur me shqiptarin.

“Kloppi nuk po ia varte fare”, shkroi një tifoz.

Një komentues tjetër shkroi: “Ik”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Ai u përpoq, zoti e bekoftë”. /Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here