Lutfi Haziri: Vetëvendosja nuk ka lindur në zyre – është parti rrugësh

0
121

Shefi i shtabit të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Vetëvendosje është parti e lindur nga rruga, pasi historiku i saj njihet nga protestat, njofton Klan Kosova.

Haziri në Info Magazine theksoi që është përballur vazhdimisht me politikën e Vetëvendosjes ndaj dhe është më mirë që LDK të hyjë e vetme në zgjedhje.

”Unë jam prej atyre që në konkurrencën politike, edhe si deputet, edhe si kryetar i komunës jam përballur drejtpërdrejt me njëfar politike me Vetëvendosjen”.

”Historiku i ndërtimit të Vetëvendosjes është historik i protestës. Ajo nuk ka lindur nga një zyre partish, Vetëvendosje ka lindur në rrugë”.

”Edhe historiku i bashkëpunimit me PDK-në ka qenë i rëndë pas luftës, sepse mënyra sesi janë themluar këto organizata, PDK ka ardhur si pjesë e demobilizimit, deçarmazimit të UCK-së”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here