Kujdes me kremin në plazh, përdorimi i gabuar sjell probleme në shëndet

0
15

Në një kohë që të gjithë i drejtohen plazhit si arratisje gjatë ditëve të nxehta, mjekët na kujtojnë të mos harrojmë aksesorin kryesor të verës, kremin e diellit. Në mesin e këtij sezoni, dermatologët thonë se janë shtuar rastet e djegies për arsye të mos kujdesit me faktor mbrojtës të lëkurës.

Kujdes të veçantë duhet të tregojnë veçanërisht disa persona, për të shmangur shfaqjen e kancerit pas disa vitesh

Përves kremit me faktor mbrojtës, mjekët sugjerojnë që të shmanget çdo produkt tjetër që pretendohet të sjellë efekt më të shpejtë të nxirjes së lëkurës, si për shembull përdorimi i vajit të ullirit me karotë.

Por pushimet shoqërohen edhe me shumë foto kryesisht nga vajzat të cilat përdorin edhe produkte grimi që për mjekët është kategorikisht e ndaluar.

Jo vetëm djegiet, por vera ka rritur edhe numrin e pacientëve në pavionin e infektivit, ndërkohë që dermatologët sugjerojnë të bëhej kujdes maksimal me higjienën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here