Detaje të reja për mërgimtarët që u aksidentuan dje në Kroaci

0
82

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në Kroaci, në pjesën afër kufirit me Serbinë.

Vetura e tipit Mercedes A3 ka marrë flakë dhe është bërë copë-copë pasi humbi drejtimi.

Pasi flakëve të marra, për fat të mirë, zjarrfikësit dhe emergjenca kanë qenë afër kësaj zone dhe kanë intervenuar me shpejtësi.

Indeksonline ka mësuar identitetin e dy shqiptarëve dhe gjendjen e tyre aktuale shëndetësore. Bëhet fjalë për dy shqiptarë nga Bujanoci, me qëndrim në Zurich të Zvicrës.

Vëllezërit M.Shabani dhe M.Shabani raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Të dy shqiptarët ishin transportuar në spitalin e Vinkovcit, ndërsa mbrëmë njëri nga të lënduarit është transportuar në një spital më të avancuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here