Si në filma: Kont.rabantuesi tenton t’i sht.yp me veturë, policët kosovarë e gjuajnë me ar.më

0
117

Policia Kufitare e Kosovës është sul.muar të martën mbrëma në Leposaviç nga persona të dy.shuar, që besohet të jenë kontr.aban.dues.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha

“Mund të konfirmojmë se rreth orës 19:40 ka ndodh një rast ‘su.lm ndaj zyrtarëve policorë dhe përdorim i ar.mës zyrtare. Rasti ka ndodh përderisa njësia patrolluese kufitare në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit, ka tentuar ta ndaloj një automjet të dys.huar për kon.tra.bandë, mirëpo i njëjti nuk është ndaluar dhe gjatë ikjes ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policor, duke tentuar që t’i godasë me automjet zyrtarët policorë të cilët ishin në detyrë. Duke e parë rrezikun e drejtpërdrejtë për jetë, zyrtaret policorë janë detyruar të përdorin armën zyrtare”, thotë Hoxha

Ai thotë se në këtë rast nuk është lënduar asnjë person.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, përderisa veprimet policore dhe hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në bashkëpunim edhe me prokurorinë kompetente”, thotë Hoxha. /gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here