Nuza tregon pse e ndëshkoi trajnerin e Kosovës me palomë

0
145

Në ndeshjen revyale mes shokëve të Milot Rashicës dhe Granit Xhakës ndodhi një moment qesharak ku u përfshi gjyqtari Genc Nuza.

Gjatë lojës trajneri Muharrem Sahiti që ishte në ekipin e Xhakës, u përplas me Rashicën.

Gjyqtari Nuza i ftoi të dy dhe nga xhepi prapa ku i vendos kartonët, deshi ta ndëshkonte Sahitin dhe më pas nxorri palomën dhe fshiu djersët.

“Ka qenë një ndeshje e karaketerit revyal. Për këtë arsye kam pas dëshirë që të ketë sa më shumë argëtim. Faleminderit nga Muharremi që e pranoi vendimin me sportivitet” deklaroi Nuza për Indeksonline.

Ndeshja Xhaka vs Rashica përfundoi me rezultat 4-4. /Indeksonline

Ndodh edhe kjo në futbollin e kosovës 😂

Posted by Realiteti on Saturday, June 15, 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here