Nga Shqipëria: Arrihet akordi, ky do të jetë trajneri i ri i Prishtinës

0
87

Trajneri Skënder Gega arriti t’i rikthente titullin kampion Partizanit, pas plot 26 vitesh. Pavarësisht triumfit historik, 55-vjeçari u largua papritur nga të kuqtë, duke shokuar opinionin sportiv me vendimin e parë.

Arsyet e largimit të Gegës nga Partizani nuk janë qartësuar ende, ndërkohë që “Panorama Sport” mëson se tekniku tropojan së fundmi ka hyrë në bisedime me drejtuesit e Prishtinës, për të marrë drejtimin e klubit kosovar.

Palët kanë gjetur marrëveshjen paraprake teksa në ditët e ardhshme pritet të arrihet edhe akordi final. Gega pritet të zëvendësojë Mirel Josën, i cili drejton prej 2 sezonesh klubin bardheblu. Mësohet se Gega ka kërkuar që ta nis sezonin me fillimin e kampionatit dhe jo në Kupat e Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here