Ja çfarë sëmundjesh kuron qumështi i devesë

0
46

Qumështi i devesë konsiderohet ushqimi bazë i beduinëve të shkretëtirës, të cilët e konsiderojnë qumështin më të mirë që ekziston. Qumështi i devesë ndryshon për nga dobitë dhe përbërja e tij në varësi të prejardhjes së devesë, fazës së urinimit dhe mjeljes së saj, moshës së saj, llojit të ushqimit që ha si dhe në varësi të sasisë së ujit që magazinon për të pirë. Qumështi i devesë është qumështi që afron më shumë me qumështin e gjirit të njeriut, madje në shumë raste beduinët e privilegjojnë atë mbi qumështin e nënës për foshnjat e tyre.Përmbajtja e qumështit të devesë. Qumështi i devesë konsiderohet si alkalin, por shumë shpejt ai kthehet në thartor nëse lihet për një farë kohe pas mjeljes. Shija e tij gjithashtu është e ndryshme dhe sillet nga shumë i ëmbël deri në të kripur. Qumështi i devesë përmban proteinë nga 4-25%, përmban lëndë të ngurta nga 10-15%, yndyrë sidomos në fillimin e kohës së mjeljes dhe urinimit, deri në 2-3%, lëndë sheqerore dhe posaçërisht lacteous (sheqeri i qumështit) nga 3-6%, klorid sodiumi nga 14-27%, minerale si: hekuri, kalciumi dhe fosfori, si dhe vitamina, si: B1, B2 dhe C. Një studim i bërë nga një organizatë shtetërore e specializuar, në Emirate, doli me përfundimin se qumështi i devesë ka dobi të mëdha mjekësore, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij proteinore me veti imune mbrojtëse kundër një numri të madh të sëmundjeve të rrezikshme të brendshme (të barkut).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here