Duken freskuese, por këto janë sherret e pijeve me gaz

0
64

frekuese, por i shkaktojnë probleme të mëdha organizmit.

Duke filluar nga sasia e madhe e sheqerit që hyn në organizëm, e deri të problemet që shkakton në traktin e tretjes, këto janë 10 arsye të mjaftueshme që t’ia ndaloni vetes konsumiminin e pijeve të gazuara.

E privoni veten nga ushqyes themelorë
Njerëzit që përdorin pije me gaz në vend të pijeve të shëndetshme (qumështi apo lëngu i shtrydhur i frutave) kanë më pak gjasa të marrin vitaminë A, kalcium dhe magnez. Për më tepër, pija me gaz përmban acid fosforik, i pengon lëndët ushqyese që të mbajnë imunitetin në kulm.

Keni më shumë gjasa të prekeni nga diabeti
Pijet e gazuara përmbajnë shurup misri dhe sasi të lartë të fruktozës mund të çojnë në prodhim më të lartë të radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë dëmtimin e indeve, zhvillim të diabetit dhe komplikime tjera diabetike.

Shishet janë të dëmshme
Shishet plastike përmbajnë një kimikat toksik të quajtur bisphenol A (BPA). Studimet në zhvillim lidhin BPA-në me sëmundje të panumërta, duke përfshirë edhe rënien e sistemit imunitar. Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë që të mbrojmë fëmijët nga ekspozimi ndaj produkteve që përmbajnë BPA, veçanërisht produktet që konsumojnë çdo ditë.

Ju bën të shtoni peshë
Pijet me gaz me të vërtetë kontribuojnë në shtim në peshë. Një studim prej 1,550 njerëzish arriti në përfundimin se njerëzit që pinë soda dietike kanë rrezik 41 për qind më shumë për mbipeshë.

Çdo shije e ëmbël sinjalizon qelizat e trupit për të ruajtur yndyrën dhe karbohidratet, gjë që ju bën më të uritur. Shijet e ëmbla gjithashtu nxisin lirimin e insulinës, gjë që bllokon aftësinë e trupit tuaj për të djegur dhjamin. E vërteta: asnjë studim i botuar nuk ka sjellur pretendime se pijet e gazuara do t’ju ndihmojnë të humbni në peshë.

Mund të çojë në dehidrim
Pirja e një gote soda mund të çojë në dehidratim për shkak të niveleve të larta të sheqerit, natriumit dhe kafeinës. Shumë njerëz pinë soda në vend të ujit dhe harrojnë të marrin sasinë e nevojshme të ujit. /tesheshi.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here