Zhduket 30-vjeçari shqiptar në Itali, letra: Kërkoj falje!

0
85

I zhdukur që prej natës së 30 prillit nga Marina di Ragusa, ku ai ishte mysafir i kushërinjve të tij. Mediat italiane shkruajnë se prej 4 ditësh 30-vjeçari shqiptar Dorian Liçaj është zhdukur pa gjurmë.

I riu ndodhej në Itali nga janari dhe prej disa ditësh ndodhej në fshatin bregdetar Iblean në kërkim të një pune.

Sipas dëshmive, Liçaj është larguar natën e së martës me një biçikletë malore të kuqe.
Familjarët thonë se ai ka pasur me vete dokumente shqiptare dhe telefonin celular, që aktualisht rezulton i fikur.

Nuk dihet se çfarë rrobash mbante veshur në momentin e largimit.

Po kështu të afërmit kanë deklaruar se 30-vjeçari vuan nga ankthi dhe para se të largohej iu ka lënë një letër ku kërkonte falje për vuajtjen që do iu shkaktonte, duke shfaqur qëllime të mundshme për vetëvrasje.

Ndërkohë patrulla e karabinierëve të Ragusas vazhdon kërkimet me Prefekturën dhe mbrojtjen civile dhe forca të tjera policie të pranishme në territor. Bëhet e ditur se shqiptari është 1.80 m i gjatë dhe me trup të mesëm.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve duke bërë apel se në rast se e shikojnë të telefonojnë menjëherë në numrin 112.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here