Tifozët e Kikës kërcënojnë: Sot lufta e 3-të botërore, ose jetë, ose vdekje!

0
153

Liga e Parë ka bërë që e shtuna e sotme të sjellë emocione futbollistike në shumë stadiume të Kosovës.

Vëmendja më e madhe pritet të jetë në stadiumin e Kikës në Hogosht. Skuadra simpatike kosovare do të luaj para tifozëve vendas duke synuar fitoren në luftën për mbijetesë.

Por, këtë nuk do ta ketë të lehtë ngase përballë ka Besën e Pejës që i nevojitet fitorja për tu futur në Superligë.

Tifozeria e Kikës “Ultras-Luanët” kanë bërë një kërcënim publik ku paraqiten edhe bomba e shpatat.

Në njoftimin e tyre në Facebook, Luanët thonë se sot do të jetë lufta e tretë botërore dhe nuk ka tjetër veçse jetë e vdekje!

“Nesër e kemi ndeshjen jetike kundër Fc Besa , mobilizimi na duhet i tërë fshatit nuk ka arsyje për të munguar nuk pranojm rezultat tjeter pos fitores , për neve nesër është lufta e 3-të botërore ose jet ose vdekje per 90 minuta 💣⚔️

Më të mobilizuar se kurrë në ora 14:30 shihemi në qendër të fshatit , organizohemi dhe nisemi për stadium” thuhet në njoftimin e tifozëve nga Hogoshti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here