Pas lojës së mirë ndaj Barcelonës, lajm aspak i mirë për Gjilanasin Xherdan Shaqirin

0
117

Xherdan Shaqiri ishte titullar për Liverpoolin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, mirëpo ai pritet të kthehet në stol për ndeshjen e radhës të Liverpoolit, të dielën,

Në ndeshjen e fundit për këtë sezon të Premierligës, Liverpooli do ta presë në stadiumin “Anfield” Wolverhamptonin të dielën. Skuadra e Jurgen Kloppit duhet ta fitojë këtë ndeshje dhe mund të shpallet kampione e Premierligës nëse Manchester City barazon ose e humb ndeshjen e vet.

Lexoni edhe:

Derisa Arsenal festonte, Petr Cech shikonte penalltitë e Chelsea-t

Mohamed Salahu dhe Roberto Firmino nuk kishin qenë në dispozicion për ndeshjen kundër Barcelonës për shkak të lëndimeve, mirëpo egjiptiani besohet se do të kthehet në formacionin e parë këtë fundjavë.

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, e ka publikuar formacionin e mundshëm të Liverpoolit për ndeshjen kundër Wolverhamptonit dhe Salahu pritet ta zë vendin që Shaqiri e pati të martën.

“Është pothuajse e sigurt se Salahu do të kthehet në formacionin e parë, me më së shumti gjasa në kurriz të Xherdan Shaqirit”, shkruan Goal.com.

27-vjeçari me prejardhje nga Gjilani i ka bërë gjithsej 30 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, gjatë së cilave i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar pesë të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here