Mbledhësi i topave në Anfield po konsiderohet si ‘heroi i vërtetë’ i ndeshjës

0
41

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, ka marrë shumë lëvdata pas përballjes kundër Barcelonës mbrëmë, pasi ai e asistoi golin e shënuar nga Divock Origi, që e kualifikoi Liverpoolin në finale. Megjithatë, një pjesë të lëvdatave i meriton edhe djaloshi që i grumbullon topat.

Pasi e fitoi kornerin, mbrojtësit anësor të Liverpoolit, Arnoldit, iu dha topin tepër shpejtë, menjëherë pasi Origi e largoi topin tjetër nga fusha. Ky top shkoi në drejtim të 14-vjeçarit Oakley Cannonier, transmeton Gazeta Express.

Kur Barcelona ishte plotësisht e papërqendruar, Arnoldi ia pasoi topin Origit, i cili e shënoi golin vendimtar, që e dërgoi Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve dhe e eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale.

Përderisa Arnoldi është lavdëruar për shpejtësinë me të cilën e mori vendimin për të mos ia lënë detyrën e harkimit të topit Xherdan Shaqirit, por ta godasë vetë – një pjesë të lëvdatave i meriton edhe Cannonier, i cili e ktheu topin në fushë brenda një afati kohor tepër të shkurtë.

Embedded video

AK@APKieran1

The ball boy is the unsung hero for the winning goal!!!

888 people are talking about this

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness, ishte personi kryesor që e vuri këtë djalosh në qendër të vëmendjes.

“Shikojeni këtë, do ta rrumbullakësojmë. Topi shkon jashtë fushës. Ata po e ndjekin topin… shikojeni djaloshin këtu. Ai është tashmë në vend”, tha Souness. /Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here