Haxhi Krasniqi tregon pse e humbi titullin e Evropës

0
66

Edhe pse pësoi një lëndim, Krasniqi nuk u dorëzua deri në fund, megjithatë, ishte i pasuksesshëm.

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi nuk arriti të mbrojë titullin e kampionit evropian në kategorinë e mesme. Ai humbi ndaj boksierit gjermane Stefan Haertel, në meçin që zgjati 12 raunde.

Me vendim unanim të gjyqtarëve kampion i ri i Evropës në kategorinë e mesme është shpallur Haertel, i cili mori më shumë pikë se Krasniqi, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse pësoi një lëndim, Krasniqi nuk u dorëzua deri në fund, megjithatë, ishte i pasuksesshëm. Pikërisht duket se lëndimi ndikoi shumë në këtë meç për boksierin shqiptar.

“Nuk kam parë asgjë pas raundit të gjashtë, pasi lëndimit që e pësova në sy në raundin e dytë”, ka thënë pas meçit Krasniqi.

“Dua t’u kërkoj të falur përkrahësve të mi, pasi nuk dëshiroja as unë që ta humbja titullin. Dua t’ia uroj titullin e kampionit Stefan Haertel, e meritoi”, ka përfunduar boksieri shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here