Harroi se ku e kishte parkuar makinën, burri e gjen atë mbas 20 vitesh dhe nuk i beson syve

0
162

Një burrë kishte rapo.rtuar që i kishin vje.dhur makinën e tij në vitin 1997, por më në fund ai ka arritur ta gjejë makinën tij dhe kishte kuptuar se në fakt ajo nuk ishte vjedhur kurrë, por kishte kishte harruar se ku e kishte parkuar makinën e tij.

Policia arriti ta zbulojë vendndodhjen e saj kur po kërkonin të shkatërronin një garazh të vjetër dhe e vetmja gjë që po e pengonte ishte makina të cilës nuk po i gjindej pronari, i cili doli të ishte djali që e kishte rap.ortuar se pikërisht ajo makinë ishte vjedhur para 20 vitesh.

Në këtë moment tashmë i moshuar ai kuptoi se makina nuk ishte vjedhur por thjesht ai kishte harruar se ku e kishte parkuar.

Fatmirësisht për 76 vjecarin, e kishte parkuar në një garazh ku nuk kishte nevojë të paguante për parkimin, pasi sipas policisë ka mjaft raste ku njerëzit e harrojnë makinën, por kur e gjejnë së bashku me të vjen dhe një faturë e madhe parkimi.

Sidoqoftë tashmë pas 20 vitesh plakushi nuk do ta gëzojë për shumë kohë makinën e tij, pasi ajo është gati totalisht e papërdorshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here