Dy gëzimet e agjëruesit ne muajin e Ramazanit

0
40

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Për agjëruesin ka dy gëzime:

Gëzimi kur çel agjërimin.
Gëzimi kur të takojë Zotin e tij.
Përsa i përket gëzimit kur çel agjërimin: Ai gëzohet me mirësinë që Allahu ia mundësoi atij përmbushjen e këtij adhurimi, të agjërimit që është prej veprave më të mira.

E sa prej njerëzve janë privuar dhe nuk kanë agjëruar. Pra, gëzohet me atë që Allahu ia ka lejuar atij prej ngrënies, pirjes, marrëdhënieve intime bashkëshortore të cilat gjatë agjërimit i kishte të ndaluara.

Ndërsa gëzimi i tij kur të takojë Zotin e tij: Ai gëzohet me agjërimin e tij dhe gjen shpërblimin e këtij adhurimi tek Allahu Lartësuar të sigurtë dhe të plotë. Në një kohë kur ka më shumë nevojë e kur të thuhet: Ku janë agjëruesit? Të hynë në xhenet nga dera Er-Rajan. Derë nga e cila nuk do hyjë tjetër kush përveç tyre (agjëruesve).

Mexhalis Shehr Ramadan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here