A prishet agjerimi kur ha dhe pi nga harresa?Cfare duhet te bej?

0
86

Pyetje: “Cili është vendimi për atë që ha apo pi nga harresa dhe a duhet ai i cili e sheh duke ngrënë dhe pirë t’ia përkujtojë agjërimin?”

Përgjigjje: “Ai i cili gjatë agjërimit ha apo pi nga harresa, agjërimi i tij është i vlefshëm, mirëpo, kur t’i kujtohet duhet që menjëherë ta ndërpresë, qoftë kafshatë apo gllënjkë në gojën e tij, dhe e ka obligim ta hedhë tutje. Ndërsa dëshmi për vlefshmërinë e agjërimit të tij është fjala e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem):
“Agjëruesi harrestar, nëse ha apo pi, le ta vazhdojë agjërimin e tij, se vërtet Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë ujë”.

Kjo sepse njeriu nuk merret në përgjegjësi, nëse nga harresa bën diç të ndaluar, për shkak të vargut të Kuranit:

“…Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim!…” (El-Bekareh, 286). Atëherë, Allahu tha: “S’do t’ju ndëshkoj” (siç ka ardhur në hadith, sh.p.).

Ndërsa sa i përket atij që e sheh, ai duhet patjetër që ta përkujtojë, sepse kjo është prej pengimit dhe ndryshimit të së keqes. Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sellem) ka thënë:
“Kush prej jush sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë (le ta urrejë) me zemrën e tij…”
.
Padyshim se ngrënia dhe pirja gjatë agjërimit është prej veprave të shëmtuara, mirëpo i falet për shkak të harresës dhe nuk merret në konsideratë. Ndërsa ai që e sheh, nuk ka arsye që mos t’ia tërheqë vërejtjen”.

(Shejh Ibn Uthejmin- Fikhul-ibadat).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here