Vjen reagimi i Sami Lushtakut, pas përleshjjes në PDK-në e Skenderajt

0
44

Kandidati për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur pas raportimeve për tensiione e përleshjje në nëndegën e PDK-së, në fshatin Klinë e Epërme.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka sqaruar atë që ka ndodhur gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme.

“Kuvendi zgjedhor i nëndegës së Klinës së Epërme është anuluar, për shkak të disa pakënaqësive në mesin e të pranishmëve”, ka thënë Lushtaku.

“Në këtë rast, Komisioni Lokal Zgjedhor ka vendosur që t’i anulojë këto zgjedhje deri në një vendim të ri”, ka bërë të ditur ai.

Lushtaku ka shkruar se “sot janë mbajtur kuvendet zgjedhore në Kllodërnicë, Rakinicë dhe Krasmirofc”.

Në këto nëndegë, ka treguar ai, “janë zgjedhur kryetarët, delegatët për kuvendin e degës dhe kryesitë e nëndegëve./Telegrafi/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1307097292772403&id=210417475773729

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here