Studenti shqiptar i Harvardit: Kosova dhe Shqipëria duhet të udhëhiqet me njerëz të rinj

0
178

Studenti shqiptar në Universitetin prestigjioz të Harvardit, Deni Hoxha, porositë të rinjtë shqiptar që të angazhohen, t’i ndjekin ëndrrat e tyre, dhe të mos frikësohen nga dështimet, pasi që dështimet janë pjesë e jetës dhe pjesë e riskut, që duhet marrë për të patur sukses dhe për të arritur aty ku do të jesh.

Edhe pse largimin e të rinjve drejt vendeve të huaja e konsideron si alarmues, megjithatë, sipas tij, kjo nuk mund të jetë aq befasuese, sepse situata në vendet tona, e ka bërë të veten.

Në një intervistë për Telegrafin Deni Hoxha flet edhe për vështirësitë, sfidat e të qenurit pjesë e këtij universiteti, për Asociacionin e Studentëve Shqiptarë në këtë Universitet, të cilin e drejton ai, sa i përket zhvillimeve të fundit në Kosovë, e sidomos marrëdhëniet me ShBA-në, perspektiven evropiane të Kosovës, të Shqipërisë dhe të gjitha trojeve shqiptare, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për gjerë ta tjera.

Lidhur me Asociacionin e Studentëve Shqiptarë në këtë Universitet, ai thotë se janë të lumtur, për gatishmërinë që Ambasadoret Teuta Sahatqija, Vlora Çitaku dhe Floreta Luli-Faber, kanë treguar për të qenë të pranishme në Harvard, dhe për t’i mbështetur organizimet e tyre.

Deni Hoxha është një student në Universitetin e Harvardit dhe studion Ekonomi si dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. I lindur në Gramsh dhe rritur në Tiranë, Deni emigroi me familjen e tij në Worcester, MA dhe jeton atje nga viti 2011. I pasionuar për ekonominë dhe marrëdhëniet ndërkombëtar, Deni ka marrë pjesë në programe të ndryshme të Harvardit për dy vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara, Francë, Tunizi, Shqipëri, Turqi, Katar, Jordani, Izraeli, Palestine dhe Japoni.

Jashtë klasës, Deni është themelues dhe president i Asociacionit Shqiptar të Studentëve, konsulent biznesi dhe fotograf në gazetën Harvard Crimson, një tutor në Institutin e Politikës dhe drejtor i Komunikimit në organizatën Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kampus të Universitetit. Interesat e tjera të Denit, përfshijnë sipërmarrjen sociale, zhvillimin ndërkombëtar dhe iniciativat kulturore dhe ndërfetare. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe frënge dhe aktualisht studion japonisht, arabisht dhe turqisht.

Vlen të theksohet se në vitin 2017, Deni u zgjodh nga Coa Cola si një nga 150 studentët që fituan bursën prestigjioze Coca Cola Scholarship, si dhe ka fituar bursa te ndryshme nga Departamenti i Shtetit. Deni gjithashtu nuk harron prejardhjen e tij shqiptare. Është themelues dhe drejtues i organizatës Team Albanians, ku promovojnë kulturën, turizmin, suksesin shqiptar të Shqipërisë dhe Kosovës, në Amerikë dhe më gjerë nëpërmjet internetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here