Snajperisti gjerman, ish ushtar i UÇK-së: Është nder të kthehem pas 20 vjetëve (Video)

0
88

Për nder të tubimit tradicional të “Epopesë së UÇK-së” në fshatin Marec, të komunës së Prishtinës, Majk Speth kishte ardhur nga Gjermania për të qenë pjesë e këtij tubimi tradicional.

Gjermani, Majk Speth që kishte luftuar përkrahë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe tani është vetteran i UÇK-së, falënderoi shumë familje që dhanë bijtë e bijat e tyre për liri.

“Është nder të jem këtu, ku para 20 viteve unë luftova për të parë se çka u krijua këtu, ku çdo familje e falënderoj për bijtë e tyre dhe për këtë arsye ne sot e gëzojmë lirinë shkaku i tyre”, u shpreh vetterani gjerman Speth.

Në këtë tubim ishin të pranishëm edhe Selim Pacolli, Islam Pacolli, Ahmet Isufi, si dhe komandanti i brigadës “153”, Adem Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here