Pjesa e parë në “Fadil Vokrri” përfundon me një tjetër karton të kuq

0
20

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me Gjilanit dhe Dritës e vlefshme për xhiron e 26 në Ipko Superligën e Kosovës.

Pas 45 minutave lojë në ndeshjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” mes Gjilanit dhe Dritës, nuk pati gola, por janë dhënë dy kartonë të kuq, një për Gjilanin dhe një për Dritën, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht Nika i Gjilanit u ndëshkua me karton në minutën e 17’ pas disa shtyrjeve me Liridon Lecin, shkruan Gazeta Express.

Nika u largua i zemëruar nga fusha drejt dhomave të zhveshjes, duke mos u pajtuar me vendimin e gjyqtarit.

Madje, ai u pa duke i thënë gjyqtarit kryesor se u provokua dhe u shkel nga Liridon Leci.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, në minutën e 45, edhe Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Neziraj u përjashtua me të kuq.

Kapiteni, Limani, për disa sekonda nuk e lejoi gjyqtarin ta ndëshkojë me të kuq, duke mos u pajtuar me vendimin, që tashmë ishte marrë dhe s’kishte shpëtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here