Mërgimtarit i plaçkitet vetura, del videoja e aktit

0
240

Një kosovar, që jeton në Perëndim, është ballafaquar me një situatë fort të pakëndshme, këto ditë.

Pasi ka dalë nga një restorant, Isa Krasniqi, është tmerruar kur ka parë veturën e tij. Ishte plaçkitur nga dikush.

Hajnat i kanë thyer njërin xham të automjetit, dhe i kanë vjedhur gjëra të vlefshme, që i ka pasur brenda.

Ngjarja ka ndodhur tek Ujëvara e Mirushës, në Klinë, ka treguar Krasniqi për Gazetën Express.

Krasniqi ka thënë se i janë vjedhur pesë mijë euro, që i ka pasur në një çantë brenda veturës. Në çantë ka pasur edhe dokumente, ka treguar ai.

Gazeta ka siguruar pamjet lëvizëse nga kamerat e sigurisë, që tregojnë se si është plaçkitur vetura e Krasniqit.

Vetë ai ka shpërndarë edhe disa fotografi, por edhe pamje lëvizëse, ku shihet vetura e tij, pas sulmit nga hajnat.

Ai ka kërkuar ndihmë që të gjinden keqbërësit.

Plaçkitje

Plaçkitje

Posted by Kosova ime on Sunday, April 21, 2019

Plaçkitje1

Plaçkitje1

Posted by Kosova ime on Sunday, April 21, 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here