Me lot e dridhje, Vasfije Krasniqi rrëfehet me plot emocione para Kongresit Amerikan

0
51

E mbijetuara e dhu.nës se.k.su.ale, Vasfije Krasniqi sot po raporton para Kongresit Amerikan për përjetimet e tmerrshme që kishte kaluar gjatë luf.tës.

Ajo me lot në sy, me zë e duar të dridhura ka rrëfyer fije e për pe se si paramilitarët serbë e kishin marrë nga shtëpia dhe e kishin dërguar në një vend tjetër për ta dhu.nuar, raporton Periskopi.

Ajo pas 20 vitesh, ka kërkuar që drejtësia të bie në vend dhe të dën.ohen keqbërësit

”Më hodhën në një dysheme, bërtita, ai më dhu.noi. Më kujtohet gjithçka. Unë i kërkova të më vri.ste. Ai më tha jo, sepse kështu do të vuash më shumë”, është shprehur ajo.

“Më nxori nga automjeti dhe më çoi në një shtëpi ta pameremetuar. Aty më dhu.noi një tjetër, ishte plak. Pastaj më çuan në fshatin tim dhe më lanë në rrugë”, ka rrëfyer më tej Krasniqi.

Ajo tregon se pasi u dhu.nua, shkoi në shtëpi dhe policët serbë i kishin kërkuar të mos u tregoj familjarëve.

“Nuk doja të shkoja në shtëpi sepse nuk doja të iu tregoja se cka më ka ndodhur. Policët serbë më mësuan që t’iu them kam dëshmuar. Por, kur arrita në shtëpinë e agjit tim nuk kisha nevojë të flisja sepse gjendja ime dihej”, është shprehur Krasniqi.

Në anën tjetër, ish presidentja Atifete Jahjaga përmendi qindra-mijëra jetë të shkatërruara nga luf.ta në Kosovë, duke thënë se ndjen si barrë dhimbjen e gjithë këtyre njerëzve. “Ata kërkojnë drejtësi,” tha ajo.

Zonja Jahjaga përmendi një varg k.rim.esh që i kreu regjimi i Millosheviqit pas intervenimit të NATO-s në Kosovë.

“Për vetëm dy muaj, 1 milion shqiptarë u dëbuan nga vendi i tyre. Brenda Kosovës, kishte një kryqëzatë të vr.asj.eve.”

“Gjatë kohës së luf.tës, kishte më shumë se 100 vr.a.sje masive të kryera nga forcat serbe, 74 prej të cilave janë regjistruar mirë.”

Më tej, Jahjaga përmendi edhe dhu.nën se.k.sua.le, për të cilën tha se u përdor si një mjet i luf.tës nga regjimi i Millosheviqit.

“Unë kam takuar qindra gra të mbijetuara të dhu.nës se.k.su.ale. Përvoja e tyre e frikshme është ende e gjallë. Ato ende vuajnë. Për shumë vite ato u stigmatizuan e u izoluan.”

Deri sot, sipas ish presidentes, askush nuk është dën.uar për këto kr.ime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here