Limaj thotë se 70% e ka realizuar premtimin: Çdo familje tani ka nga një të punësuar, ky është sukses

0
20

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se ai po ka realizuar premtimin e tij që çdo familje të ketë nga një të punësuar në sektorin publik.

Limaj i cili në në fushën zgjedhore kishte premtuar se në qeverisje qëndrore e lokale, çdo familje do ta kishte së paku një të punësuar, tani po thotë se ky premtim është përmbushur 70 përqind.

Madje ai po mendon se ky është një sukses nga programi i tyre dhe se shumë shpejt do të dalë me shifra zyrtare, transmeton Gazeta Metro.

“Kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm, diku deri 70 për qind është arritur projekti ynë apo programi ynë. Kemi thënë që për çdo familje në Kosovë që nuk ka punësuar, do të ketë një të punësuar. Dhe me kënaqësi mund të them që jemi afër 70 për qindëshit që kemi deklaruar, shumë shpejt do të dalim me shifra konkrete”,ka thënë Limaj në Rubikon.

Limaj ka thënë se janë trajtuar diku mbi 12 mijë familje në Kosovë, të cilët nuk janë trajtuar në të kaluarën. Ai ka potencuar se trajtim që u është bërë familjeve është një hap konkret./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here