KURTI KËRKON BANESA PËR ÇIFTET E REJA QË MOS IKIN NGA KOSOVA

0
14

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij gjatë seancës së sotme të Kuvendit lidhur me ikjen e të rinjve nga Kosova, mes tjerash ka përmendur edhe një arsye interesante që sipas tij ndikon në ikjen e kosovarëve jashtë vendit, shkruan Insajderi.

Kurti ka thënë se mungesa e banesave për çiftet e reja është faktor për ikjen e të rinjve nga Kosova. Ai ka përshkruar se si çiftet në Kosovë shtyejnë martesën nga pamundësia për ta pasur një banesë ku do të martoheshin.

“Këtu unë do të kisha theksuar edhe një fenomen tjetër shoqëror. Eshtë mungesa e banesave për çiftet e reja. Të gjithë jemi dëshmitarë që të rinjtë e të rejat në të 20-at e tyre fejohen edhe kalojnë vite të tëra e nuk martohen se s’kanë ku martohen”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, janë të panumërta rastet kur pas fejesës apo martesës, çiftet detyrohen të kthehen tek prindërit, e më pas të ikin jashtë vendit.

“Janë të panumërta rastet kur çiftet e reja dalin të banojnë me qira dhe detyrohen të kthehen tek prindërit, dhe ndoshta një ditë edhe ikin nga vendi. Ndërkaq ne infrastrukturë e mendojmë vetëm asfaltin e jo banesat për çiftet e reja. Banesat për çiftet e reja janë tejet të rëndësishme që të mos ikë rinia”, ka theksuar Kurti. /Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here